Gashi: Zhvillimi ekonomik një prej prioritet të qeverisjes

Kosova

Gashi: Zhvillimi ekonomik një prej prioritet të qeverisjes

Më: 9 nëntor 2009 Në ora: 20:54

Në kuadër të fushatës parazgjedhore, kandidati i koalicionit AKR-LDD për kryetar të Prishtinës, Vegim Gashi ka vizituar të hënën Tregun e Gjelbër, me ç’rast ka premtuar se nëse e merr besimin e qytetarëve gjatë qeverisjes së tij katërvjeçare prioritet në komunën e Prishtinës do të ketë promovimi i biznesit dhe hartimi i politikave më të mira për këtë sektor.

Duke shpalosur pjesë nga programi e tij, Gashi ka thënë gjatë një takimi me tregtarët se për të treguar seriozitetin e tij që ka për sektorin e biznesit, do të krijojë edhe një drejtorat të veçantë për ekonomi.

Kandidati i koalicionit AKR-LDD theksoi se krahas politikave tjera do të krijojë me ndihmën e bankave në Kosovë edhe një fond mikro-kredie, përmes së cilës u mundësohet bizneseve të reja dhënia e huave.

Sipas Gashit, biznesi do të promovohet do të promovohet edhe me kampanja të ndryshme e fushata të ndryshme të marketingut, duke u mundësuar atyre që të takohen e kenë kontakte me donatorë e investitorë të huaj.

Në këtë rast, Gashi tha se nxitja e biznesit në komunën e Prishtinës do të bëhet edhe përmes partneritetit publiko-privat, ndërsa që komuna do të krijojë mundësi dhe të jap me koncesion pronën e saj për bizneset e vogla e të mesme, por edhe ato më të mëdha.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat