Gashi premton investime në fushën e rinisë, kulturës dhe sportit

Kosova

Gashi premton investime në fushën e rinisë, kulturës dhe sportit

Më: 10 nëntor 2009 Në ora: 15:51

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga koalicioni AKR LDD, Vegim Gashi, ka vazhduar fushatën parazgjedhore, me shpalosjen e programit për rininë, kulturën dhe sportin, me ç'rast u zotua se nëse fiton mandatin në qeverisjen e ardhshme komunale do të realizojë projekte në këta tre sektorë.

Në një konferencë për media, Gashi ka thënë se koalicioni AKR LDD një kujdes të veçantë i kushton mbështetjes për rininë si pjesë e rëndësishme e së ardhmes sonë, andaj do të realizojë projekte që kanë të bëjnë pikërisht për të rinjtë.

Ai ka thënë se gjatë qeverisjes së tij katërvjeçare janë të parapara projekte që do të realizohen nga buxheti i komunës, por edhe nga partneriteti publik privat.

Në këtë pjesë të programit të kandidatit për kryetar të Prishtinës nga radhët e koalicionit AKR LDD është paraparë që në Gërmi të rivendoset ski lifti, i cili ka ekzistuar kohë më parë, shtegu malor për biçikletistë, rrethi Gërmi Butofc Mramor Ugrill Llukar Makofc Kolovicë e Re, pista për makina, fusha të tenisit, ristrukturimi i teatrit "Dodona", organizimi i festivalit të artistëve të rrugës, organizimi i paradës së paqes etj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat