Mustafa kritikon qeverinë se nuk ka investuar drejtë

Kosova

Mustafa kritikon qeverinë se nuk ka investuar drejtë

Më: 10 nëntor 2009 Në ora: 15:59

Fushatën e tij parazgjedhore, kandidati i LDK së për kryetar të Prishtinës, Isa Mustafa e ka vazhduar me prezantimin e vizionit të tij për buxhetin dhe qëndrueshmërinë fiskale të kryeqytetit për katër vitet e ardhshme, me ç'rast ka thënë se gjatë kësaj periudhe shuma e tërësishme në investime kapitale do të shkojë deri në 700 milionë euro.

Kryetari aktual i Prishtinës vlerësoi se gjatë dy viteve të qeverisjes së tij, vetëm nga të hyrat vetanake është krijuar qëndrueshmëri buxhetore e komunës, e cila mund të rrihet edhe më shumë.

Në prezantimin e vizionit të tij për buxhetin dhe qëndrueshmërinë fiskale të kryeqytetit për katër vitet e ardhshme, Mustafa ka thënë se gjatë kësaj periudhe ka planifikuar që shuma e tërësishme në investime kapitale të jetë diku rreth 680 700 milionë euro, duke mos përfshirë këtu pjesën suplementare të investimeve të cilat do të mbështetën në partneritet publiko privat.

Sipas tij, investimet që do rë realizohen në bashkëpunim me Komisionin Evropian dhe me Qeverinë e Republikës së Kosovës, kryesisht do të shkojnë në kulturë, sport, po ashtu edhe në ngritjen e kapaciteteve të tanishme të ujit si dhe ndërtimin e fabrikës së re të ujit.

Mustafa edhe kësaj radhe nuk ka lënë pa kritikuar nivelin qendror të qeverisjes, duke thënë se Qeveria e Kosovës ka investuar vetëm nëpër ato komuna ku kryetarët janë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat