Gashi premton fond të veçantë për kategoritë e varfra

Kosova

Gashi premton fond të veçantë për kategoritë e varfra

Më: 11 nëntor 2009 Në ora: 14:11

Fushatën e tij parazgjedhore kandidati për kryetar të Prishtinës nga koalicioni AKR LDD, Vegim Gashi e ka vazhduar me trajtimin e varfërisë, me ç'rast ka premtuar se nëse do të qeverisë me kryeqytetin do të krijojë fond të veτantë për kategoritë e varfra, ndërsa me një studim të tregut dhe bashkëpunim me bizneset do të rris edhe numrin e të punësuarve.

Gjatë prezantimit të programit për zbutjen e varfërisë, Gashi ka thënë se është përgatitur me projekte dhe një vëmendje të veçantë do t'u kushtojë strehimit të kategorive të varfra, ndihmës sociale për ta, si dhe rritjes së punësimit dhe një trajtim më specifik për kategoritë me aftësi të kufizuara.

Ai tha se objektiv i tij është çrrënjosja e varfërisë, andaj edhe do të punojë në vazhdimësi në arritjen e këtij synimi, ndërsa theksoi se që në ditët e para të qeverisjes si kryetar i Prishtinës do të krijojë një fond prej 10 milionë euro për kategoritë e varfra.

Sipas kandidatit të AKR së për të zvogëluar varfërinë dhe për të hapur vende të reja pune, duhet të bëhet edhe një identifikim i kuadrove dhe nevoja që ka tregu aktual.

Ndër të tjera, Gashi ka premtuar se do të angazhohet edhe në përmirësimin e cilësisë së mësimit në shkollimin e mesëm teknik, riaftësimin profesional në fusha të ndryshme, por me një theks të veτantë do të angazhohet në lehtësimin e informacionit dhe ndërmjetësimit midis punëdhënësve dhe punëkërkuesve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat