Ankesa nga LDK për shkelje në Gjilan

Kosova

Ankesa nga LDK për shkelje në Gjilan

Më: 15 nëntor 2009 Në ora: 11:08

Derisa e kanë vlerësuar si shumë me rëndësi procesin e sotëm zgjedhor, zyrtarë nga shtabi zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë reaguar gjatë një konference për media për disa probleme teknike që janë paraqitur në disa vendvotime në komunën e Gjilanit.

Reagimet e LDK së kanë ardhur përmes shefit të shtabit zgjedhor, Lutfi Haziri, i cili e ka vlerësuar si shumë me rëndësi për vendin procesin e sotëm zgjedhor, ndërsa ka akuzuar PDK në për disa pengesa për shpërndarje të materialit propagandistik.

Ai me këtë rast në emër të LDK së ka ftuar qytetarët e Republikës së Kosovës ta japin vulën e suksesit të këtyre zgjedhjeve me dalje masive gjatë gjithë ditës, sepse me dalje sa më masive procesi do të ketë suksesin e duhur.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat