KQZ: Deri në ora 11.30 kanë votuar 15,29 për qind

Kosova

KQZ: Deri në ora 11.30 kanë votuar 15,29 për qind

Më: 15 nëntor 2009 Në ora: 15:42

Drejtues të Komisionit Qendror Zgjedhor kanë bërë të ditur në konferencën e dytë për media se deri në ora 11.30 në gjithë Kosovën kanë votuar gjithsej 239.154 votues ose 15.29 për qind me të drejtë vote, ndërsa pjesëmarrja më e madhe deri në këtë kohë është shënuar në Mamushë 24.06 për qind, ndërsa më e ulëta në Zveçan 0.21 për qind.

Kryetarja e KQZ së, Nesrin Lushta, ka thënë se procesi i deritanishëm zgjedhor ka ecur mirë dhe pa probleme serioze, të cilat dëmtojnë procesin.

E pyetur se me çfarë dokumentesh po votojnë qytetarët e komunitetit serb, Lushta ka thënë se ata po kryejnë votimin me çfarëdo dokumenti, përfshirë edhe ata të Serbisë.

"Po votohet, nëse votuesi gjendet në listën e votuesve, do me thënë kushti i parë është që votuesi të gjendet në listën e votuesve këtu në Kosovë", ka thënë Lushta.

Për më tepër, kryetarja e KQZ së ka thënë se vendvotimet në Albanik nuk janë hapur, ndërsa deri tani është shënuar një incident në Zubin Potok, ku 70 qytetarë serbë kanë protestuar, mirëpo sipas saj protesta ka qenë e qetë.

Sa i përket daljes në votime, më së shumti qytetarë deri në ora 11.30 kanë votuar në Mamushë 24.06 për qind, Hani i Elezit 23.34 për qind, Skenderaj 21.95 për qind, Shtime 21.82 për qind, Therandë 21.69 për qind, Klinë 20.69 për qind, Viti 20.49 për qind, Malishevë 19.81 për qind, Shtërpcë 18.57 për qind, Prishtinë 18.07, Junik 17.13 për qind, Lipjan 17.11 për qind, Kaçanik 16.60 për qind, Deçani 13.27 për qind, Gjakova 14,97 për qind, Drenasi 16.30 për qind, Gjilani 13.21 për qind, Sharri 1.33 për qind, Burimi 13.84 për qind, Fushë Kosova 13.17 për qind, Dardana 13.72 për qind, Mitrovica 15.64 për qind, Albaniku 0.32 për qind, Artana 7 për qind, Kastrioti 14.75 për qind, Rahoveci 14.84 për qind, Peja 14.03 për qind, Besiana 15.69 për qind, Prizreni 15.51 për qind, Ferizaj 13.21 për qind, Vushtrria 12.76 për qind, Zubin Potoku 2.42 për qind, Zveçani 0.21 për qind, Graçanica 8.46 për qind, Ranillugu 2.92 për qind dhe Kllokoti 6.10 për qind.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat