Kuçi: Rastet sporadike nuk e prishin procesin zgjedhor

Kosova

Kuçi: Rastet sporadike nuk e prishin procesin zgjedhor

Më: 15 nëntor 2009 Në ora: 15:47

Drejtuesit e Partisë Demokratike të Kosovës, ndonëse kanë reaguar për thyerjen e zyrave të partisë në Deçan dhe ndërhyrjes ndaj një vëzhguesi në tyre në komunën e Shtërpcës, kanë vlerësuar se rastet sporadike nuk e prishin imazhin e procesit zgjedhor.

Gjatë një konference për media, nënkryetari i PDK së, Hajredin Kuçi i ka ftuar të gjitha partitë politike dhe qytetarët e Kosovës që të kontribuojnë pozitivisht në rrjedhën normale të procesit zgjedhor.

Mirëpo në këtë rast, Kuçi ka reaguar ndaj thyerjes së zyrave të PDK së në Deçan dhe intervenimit ndaj një vëzhguesi të kësaj partie në fshatin Brod të Shtërpcës, ndërsa ka thënë se as këto raste nuk ndikojnë në imazhin e zgjedhjeve.

Në këtë rast, numri dy i PDK së i ka përgëzuar mediat dhe qytetarët, por edhe subjektet politike në Kosovë dhe në veçanti Komisionin Qendror Zgjedhor dhe vëzhguesit për angazhim maksimal që të mbretëroj një atmosferë e mirë, demokratike dhe një besim te institucionet tona të pavarura.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat