KQZ: Deri në ora 15.30 kanë votuar 32.86 për qind e votuesve

Kosova

KQZ: Deri në ora 15.30 kanë votuar 32.86 për qind e votuesve

Më: 15 nëntor 2009 Në ora: 18:17

Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë të ditur në konferencën e tretë për media se deri në ora 15.30 kanë votuar 513.805 votues ose 32.86 për qind në gjithsej 36 njësi komunale, ndërsa pjesëmarrja më e madhe në vendvotime është shënuar në Hanin e Elezit me 47.83 për qind, derisa më e ulëta është shënuar në Albanik 0.48 për qind.

Kryetarja e KQZ së, Nesrin Lushta, ka thënë se në përgjithësi nuk janë raportuar për incidente ose parregullsi serioze, derisa për akuzat e AAK së se persona të armatosur kanë hyrë në qendrën e votimit në Tusus të Prizrenit ka shtuar se për sigurinë në zgjedhje është duke u përkujdesur Policia e Kosovës, ndërsa për të gjitha parregullsitë partitë duhet të dërgojnë ankesat për shqyrtim në Komisionin për Ankesa dhe Parashtresa.

"Në përgjithësi nuk ka incidente dhe parregullsi të mëdha", ka thënë Lushta, duke shtuar se rezultatet do të certifikohen në të gjitha komunat pavarësisht përqindjes së votuesve.

Ndërkaq, në lidhje me shtyrjen e afatit të votimeve në qendrat e votimeve pas orës 19.00, Lushta ka thënë se pas kësaj kohe do të mund të votojnë vetëm ata qytetarë që janë në radhë para orës 19.00, por jo edhe të tjerët dhe se qendrat e votimeve në gjithë Kosovën do të mbyllen sipas afatit të paraparë.

Përqindja e daljes së qytetarëve në vendvotime deri në ora 15.30 në Prishtinë është 30.55 për qind, Prizren 30.08 për qind, Therandë 41.16 për qind, Mitrovicë 25.55 për qind, Fushë Kosovë 31.95 për qind, Dardanë 36.12 për qind, Lipjan 36.60 për qind, Kastriot 32.4 për qind, Rahovec 31.31 për qind, Pejë 30.93 për qind, Besianë 40.02 për qind, Skenderaj 41.36 për qind, Ferizaj 30.08 për qind, Viti 38.45 për qind, Vushtrri 32.77 për qind, Zubin Potok 5.61 për qind, Malishevë 41.79 për qind, Junik 39.58 për qind, Mamushë 43.39 për qind, Hani Elezit 47.83 për qind, Graτanicë 14.22 për qind, Ranillug 9.15 për qind, Kllokot 13.93 për qind, Deçan 32,42 për qind, Gjakova 36.67 për qind, Drenas 38.53 për qind, Gjilani 35.63 për qind, Sharr 28.80 për qind, Burim 32.76 për qind, Kaçanik 37.80 për qind, Klinë 38.36 për qind, Artanë 17.47 për qind, Shtërpcë 23.44 për qind, Albanik 0.48 për qind.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat