Radio KFOR-i mban zi për Pavlen

Kosova

Radio KFOR-i mban zi për Pavlen

Më: 18 nëntor 2009 Në ora: 01:48

Lëvizja “Vetëvendosje” ka reaguar sot kundër radios së KFOR-it në Kosovës, saktësisht seksionit në gjuhën serbe të saj.

Arsyeja për këtë është se kjo radio edhe pse funksionin në kuadër të trupave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, është duke respektuar ditët e zisë kombëtare që ka shpallur Serbia me rastin e vdekjes së Pavles, Patriarkut të 44-të të Kishës Ortodokse Serbe.

Kjo lëvizje jep edhe detaje të tjera se si ky patriark I ka bekuar edhe kriminelët e luftës si Arkanin për të kryer krime mbi popujt e ish-Jugosllavisë.

“Nëpërmjet nderimit dhe pikëllimit për një figurë të tillë, KFOR-i po tregon fytyrën e tij të vërtetë. Kjo do të thotë që KFOR-i e konsideron Kosovën si pjesë të Serbisë. Natyrisht që KFOR-i jo vetëm që nuk do të mbante zi, ta zëmë, për Adem Jasharin, por ai madje edhe e pat bastisur kompleksin memorial të Jasharajve. Në anën tjetër mban ditë zie për njeriun që qysh prej fillimit e pati vendin aty ku shkojnë të gjithë përbindëshat e kësaj bote: në Ferr”, thuhet në këtë reagim të Lëvizjes " Vetëvendosje".

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat