Polica e Kosovës: Janë siguruar vendbanimet e Nazim Bllacës Gani Geci dhe Adem Salihaj.

Kosova

Polica e Kosovës: Janë siguruar vendbanimet e Nazim Bllacës Gani Geci dhe Adem Salihaj.

Më: 30 nëntor 2009 Në ora: 13:19

Nazim Bllaca nga fshati Ribar i Madh, është paraqitur dje para gazetarëve dhe ka rrëfyer se ka qenë pjesëtar i SHIK-ut dhe ka kryer një vrasje si dhe ka marr pjesë në përgatitjen e disa të tjerave. Nazim Bllaca është personi i paraqitur në video CD-në të cilën për gazetarë e kanë shpërndarë deputetët Gani Geci dhe Adem Salihaj, ndaj të cilëve me rrëfimin e Bllacës , janë kryer atentate me urdhër të kreut të SHIK-ut.

Nazim Bllaca u ka thënë gazetarëve se gjatë veprimtarisë së tij në SHIK ai ka vepruar nën urdhrat e disa personaliteteve të njohura publike e politike në vend, në mesin e tyre Azem Syla dhe Fatmir Xhelili, aktualisht zëvendësministër i Punëve të Brendshme.

Lidhur me këtë zhvillim,Adem Salihaj edhe për sot ka paralajmëruar prononcim për media .

Ndërkohë që apostrofuarit në këtë prononcim Azem Syla dhe Fatmir Xhelili kanë mohuar deklaratat e Ballacës .

Lidhur me këtë ngjarje, Polica e Kosovës ka deklaruar se janë ndërmarrë të gjitha veprimet duke siguruar vendbanimin e Nazmi Bllacës në Ribar të Madhë si dhe të dy deputetëve të LDD,Gani Geci dhe Adem Salihaj .

Policia e Kosovës bën të ditur se me këtë rast është duke u marrë Policia e Prokuroria speciale e EULEX-it.

Zyrtarët e policisë së Kosovës kanë deklaruar se janë të gatshëm për të vepruar në bazë të urdhëresave që atyre u vijnë nga institucionet përgjegjëse.

Partia Demokratike e Kosovës, zyrtarë të së cilës janë përmendur në rrëfimin e Nazim Bllacës, përmes një komunikate ka ftuar dhe ka dhënë përkrahje të plotë organeve të drejtësisë në zbardhjen e së vërtetës dhe t'i japin fund tendencave për shkatërrim dhe denigrim të sistemit tonë të drejtësisë me qëllim të zhdukjes të së vërtetës dhe mbulimit të krimit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat