E kishim detyrë t’i vrisnim kokat e LDK-së

Kosova

E kishim detyrë t’i vrisnim kokat e LDK-së

Më: 30 nëntor 2009 Në ora: 16:00

Këtë ma ka thënë edhe Banush Bërbatovci, sepse atë e kam edhe dajë të babës. Kjo ka qenë rreth Banush Bërbatovcit. Sa i përket vrasjes, tentimvrasjes së Agim Veliut e të Ejup Visokës, Shpresim Uka në mënyrë direkte më ka thënë mua: “Unë nuk kam marrë pjesë në atentat kundër Agim Veliut”. Këto që kam marrë pjesë direkt në atentat edhe i përmenda. Në vrasjen e Agim Veliut dhe të Ejup Visokës janë Shpresim Uka dhe Driton Hajdari. Këta dy janë, dy figura të cilët dy ditë pa u gjuajtur Agim Veliu më kanë ftuar mua, që nëse nuk kryhet një punë në regjionin e Besjanës duhet të vish edhe ti për të na ndihmuar. E njëjta fjali më është thënë nga Shpresimi edhe kur janë vrarë gazetari i Skenderajt, Kastrati, e Dajaku që në një farë forme më ka lidhur mua, për numrin e vrasjeve në regjionin e Drenicës. Sa i përket urdhrave unë, si Nazim Bllaca, kam kuptuar se nuk kam marrë urdhër nga Xhavit Haliti, as nga Fatmir Limaj, por kam marrë urdhër direkt nga Azem Syla. Po flas pak rreth strukturës organizative të vrasjes. Ne menjëherë pas luftës, kur jam radhitur në SHIK, kemi qenë tre persona që kemi marrë paga: Shpresim Uka, Faruk Gashi dhe unë, Nazim Bllaca. Përndryshe kam qenë shpeshherë duke vozitë autokombajnën në korrik të vitit ‘98, paga më ka ardhur dhe dorëzuar në shtëpi. Shpeshherë ka ndodhur që edhe nëna ime e ka marrë pagën që ma kanë sjellë nga SHIK-u dhe më ka pyetur: “Si është e mundur, nga po të vijnë këto mjete”. Kam menduar, kam besuar se jam në një linjë duke punuar në rrafshin kombëtar, si duhet dhe në një pozicion, i cili do të na çojë përpara, jo vetëm mua dhe familjen time, por edhe tërë Kosovën, mirëpo kishte qenë e kundërta. Në vitin ’99, kur na ka ardhur struktura, skema dhe shtrirja, sektori i vrasjeve për ekzekutim kemi qenë: Unë Nazim Bllaca, Shpresim Uka, Faruk Gashi, Sadik Abazi dhe Driton Hajdari. Në tri fusha kemi punuar. E përmenda, kemi pasur për t’i ndjekur kokat e LDK-së, ku nuk ka pasur në ato komuna dhe nuk ka mundur të lëvizë asnjë hap PDK-ja, kanë qenë Besiana dhe Ferizaj, në rrafshin e Kosovës. Është fjala për Ferizajn ku kokë e LDK-së ka qenë Adem Salihaj e në Besjanë Agim Veliu dhe Ejup Visoka, këta janë tre personat, tri figurat që, gjithmonë sipas Azem Sylës, është dashur të ekzekutohen për arsye se kanë qenë bashkëpunëtorë të sigurimit shtetëror të Serbisë. Fusha e dytë e vrasjeve ka qenë rreth dëshmitarëve të Hagës. Unë mik të shtëpisë e kam pasur Ismail Bërbatovcin, i ekzekutuar gjatë luftës, i marrë mu nga dalja e shtëpisë sonë dhe është ekzekutuar në rrethinën e Kleçkës. Lidhur me bashkëpunëtorët e Hagës në mënyrë direkte kam qenë i kyçur në Carralevë, ku Azem Syla na ka çuar të ekzekutohet një bashkëpunëtor kundër Fatmir Limajt, dhe në fshatin Dobrajë ku në mënyrë direkte, kemi çuar kërcënime dhe në Gjykofc është fjala për Daut Gashin. Të tri këto figura kanë qenë që ne i kemi ngulfatur në mënyrë indirekte që të mos bashkëpunojnë me Tribunalin e Hagës. Ndërkaq pika tjetër ka qenë kundër kolaboracionistëve, duke përfshirë: Ibush Kllokoqin, Selim Broshin, Banush Bërbatovcin, Ajet Istogun, Sali Gashin nga fshati Varigovc, Adem Lahin nga fshati Kraishtë. Pastaj ka qenë një listë edhe në Shtime, të cilën nuk kemi mundur ta ekzekutojmë. Në të qenë Nuhi Syla, arsimtar i matematikës në shkollën fillore “Emin Duraku” dhe shumë të tjerë kanë qenë në listën e ekzekutimit. Ne kemi punuar në tri drejtimet që i përmenda edhe më herët dhe si rezultat i këtyre që është bërë në vitin 2005, filluan disa plasaritje, filluan disa burgosje dhe në një farë forme kam vërejtur që këta janë duke u munduar njëri-tjetrit t’ia hedhin fajin për vrasje. Në vitin 2006 kam acaruar dhe kam prishur marrëdhëniet me Azem Sylën dhe Ferat Shalën. Ferat Shala ka qenë në SHIK dhe sipas meje ka qenë dyshi, bashkë me Fatmir Xhelilin. Kam prishur marrëdhëniet në vitin 2006 dhe kam kërkuar që të takohem në prill të vitit 2006 me Azem Sylën dhe jam takuar te “Ana Benz”. Te “Ana Benz” ia kam vizatuar 17 vrasje, plagosje, përgatitje të atentateve dhe atentate. Azem Syla këtë e ka thënë direkt, kemi qenë vetëm unë dhe ai. Më ka kontrolluar mos kam telefona. Kam hyrë në “Ana Benz” që është e tij në një zyrë ku shkruan “rezervim”, kam biseduar në mënyrë direkte dhe më ka thënë që çka të duash të bëj në nivelin komunal, në nivelin qendror rreth vrasjeve, tentimvrasjeve të anëtarëve të LDK-së, Ibush Kllokoqit, Selim Broshit dhe Ismetit nga Nëntë Jugoviqi, ti nuk bën të lëvizësh. Këta m’i kanë pas obligim 220 mijë euro. Në vitin 2007 kam paraqitur në Stacionin 2 se Faruk Gashi, kam punuar biznes me të, ka obligim ndaj meje 220 mijë euro. Ka dëgjuar Azem Syla dhe më ka njoftuar që të takohem me të. Jam takuar me Azem Sylën e Shpresim Ukën dhe Azem Syla në maj të vitit 2007 ka thënë kështu, po citoj: “Unë jam Azem Syla, dhe unë do ta kryej obligimin ndaj teje”. Mirëpo këta nuk e kanë kryer obligimin dhe kanë filluar parapërgatitjen e atentatit ndaj meje. Në vitin 2007, po foli për muajin maj, kam filluar kontaktet e para me UNMIK-un dhe një hetues të Tribunalit të Hagës, i cili ka qenë i angazhuar në procesin Haradinaj. Kam biseduar me të dhe në atë kohë nuk dihej cili është mandati, cila është fuqia e UNMIK-ut në atë kohë, kështu që jam i interesuar dhe kam shkuar në Stacionin numër 2 të policisë dhe kam paraqitur vrasjen e parë të SHIK-ut, ku në atë kohë në Stacionin 2 ka qenë Emin Beqiri nga Babushi, anëtar i SHIK-ut, i cili sot është dyshi në policinë e Kosovës pas Sheremet Ahmetit, të cilin në atë kohë, në vitin ’99, unë e kam angazhuar në SHIK dhe ka marrë pagë nga unë, Nazim Bllaca. Pra unë e kam angazhuar Emin Beqirin, sepse ai nuk ka qenë as në UÇK as në SHIK. Mbi Emin Beqirin ka qenë Destan Thaçi dhe këta e kanë mbyllur lëndën, rasti ka qenë vrasja e Kraishtes - e Adem Lahit. Me të dalë nga stacioni policor më ka thirrur Sabit Geci dhe më ka thënë se “nuk është dashur ti si Nazim Bllaca të hysh në këto sende, se këto i takojnë luftës”. I kam thënë Sabit Gecit se vrasja nuk ka të bëjë me luftën, por ka të bëjë pas 12 qershorit 1999. Nga atëherë kam ra në kontakt me dy policë amerikanë që kanë punuar. Njëri ka qenë në procesin kundër Grackës, njëri në një proces tjetër, nuk e di se nuk më kujtohet. Përndryshe kam pasur telefonata dhe kontakte të rregullta me ta. Në shtator të vitit 2007 më është përgatitur vrasja dhe janë lëshuar mjetet nga Azem Syla, Shaban Syla e Faruk Gashi. 100 mijë euro i janë dhënë Hysri Ramës ish-polic i SHPK-së, nga fshati Sankofc, komuna e Drenasit. Me të marrë paratë Hysri Rama më ka thënë:” Nazim Bllaca, duhet të largohesh nga Kosova, sepse Azem Syla nuk do të të lejojë të veprosh në Kosovë. Në tetor të vitit 2007 jam larguar nga Kosova në drejtim të Kroacisë, me nëntë anëtarë të familjes, si rezultat i kërcënimit që kam pasur direkt nga Azem Syla dhe Faruk Gashi nga Shtimja, i cili është donator kryesor i SHIK-ut dhe Azem Sylës. Ndërkaq sa i përket asaj se cila është lidhja ndërmjet meje dhe Azem Sylës, atë ditë edhe sot, kam ardhur këtu më 13 maj 2009 (në Kosovë). Kur kam ardhur kam kuptuar në mënyrë direkte, por edhe nëpërmjet Kanunit të Lekës, kam hyrë dhe e kam zbuluar kush i ka lëshuar mjetet rreth meje. Me të dëgjuar këtë kam marrë vllazninë, prindërit, axhallarët dhe kam shkuar në Sankofc dhe personi e ka pranuar. Për këtë posedoj edhe incizimin që është bërë në odën e Hysri Ramës. Pasi kanë dalë në skenë këto gjëra më 26 a më 27 maj, nuk më kujtohet, i kam shkruar për herë të parë Azem Sylës një sms në telefonin e tij 044-108-034, numër i telefonit i cili dhjetë vjet ka funksionuar në dorën e Azem Sylës. Ia kam shkruar një sms dhe ia kam përmendur këto vrasje: Ibush Kllokoqin, Selim Broshin, Adem Lahin, Sali Gashin, Ejup Visokën, Adem Salihajn, Agim Veliun, Ajet Istogun dhe Ismetin nga Nëntë Jugoviqi. Këto të gjitha po edhe rrahjet brutale që i kam përmendur të Kishnarekës, pastaj tentim atentatet ndaj Seferit e shumë të tjerëve. Ia kam shkruar një sms në fund të majit 2009, dhe në momentin kur ka mbërri ai sms, ai telefon sot e kësaj dite nuk funksionon. Sot është data 10 tetor 2009 që këtë incizim, deklaratë e jap me dëshirë, pa presion, që nesër-pasnesër, në rast se mund të ndodhë dhe të vritem në një tradhti, në një pusi, të mbetet si dëshmi, si fakt dhe të bëhet kopje e ti dorëzohet të gjithë personave që kanë mbetur pa babë, pa nënë, dhe të gjithë personave që kanë qenë të kërcënuar në mënyrë direkte dhe të gjithë atyre që iu kanë përgatitur atentatet e që nuk janë realizuar. Ju faleminderit!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat