Salihaj: LDK ta rishikojë pozicionin e saj

Kosova

Salihaj: LDK ta rishikojë pozicionin e saj

Më: 30 nëntor 2009 Në ora: 16:20

Pasi një ditë më parë ka dalë me CD në e Nazim Bllacës, i cili përmend listë të tërë të personave të cilët pretendon se janë të inkriminuar në vrasjet politike pas luftës në Kosovës, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Adem Salihaj i ka bërë apel Lidhjes Demokratike të Kosovës që të rishikojë pozicionin e saj në koalicionin qeverisës.

Në një konferencë për media, Salihaj ka thënë se e bënë këtë apel për LDK në, duke e marrë parasysh se për një kohë të gjatë ka njohur për krimin e organizuar dhe dje, sipas tij është bërë plotësisht publike për opinionin se nga kush ka ardhur ky krim.

Ai ka përmendur edhe një herë një varg emrash të figurave politike të LDK së të vrarë në periudhën e pasluftës, por që nuk janë përmendur askund në dëshminë e Nazim Bllacës, si Xhemajl Mustafa, Enver Maloku, Ukë Bytyçi, Shaban Manaj, Smajl Hajdaraj e të tjerë, duke e marrë këtë si një motiv plus për LDK në që ta rishikojë pozicionin e saj në koalicion me PDK në.

Sipas tij, një rishikim i pozicionit të LDK së, do të sjellë në përfundimin se qëndrimi i saj në këtë koalicion nuk është në shërbim të interesave të vërteta të Kosovës dhe në shërbim të luftimit të krimit.

Salihaj nuk ka dashur të dijë nëse dëshmitari tjetër, Fahredin Gashi, ka demantuar plotësisht dëshmitarin e tij, Nazim Bllacën, të cilin e konsideron si "çelës të zbulimit të krimit të organizuar në Kosovë", por thotë se kjo është çështje me të cilën duhet të ballafaqohen vetë dy dëshmitarët.

Ai nuk ka hezituar të ngris dyshime të reja, duke thënë se ekzistojnë edhe grupe të tjera kriminale, të cilat sipas tij, i kanë vrarë emrat e anëtarëve të LDK së të përmendur më lartë.

Ai ka thënë se e di që grupi i Nazim Bllacës nuk e ka vrarë Xhemaj Mustafën e të tjerë të LDK së, beson që edhe këtu i kanë bërë njerëzit e SHIK ut, megjithatë nuk dëshiron të flas nëse do t'i bëjë publike këto gjëra, CD ja e dytë, të cilën e paralajmëron se do të publikojë në të ardhmen.

Salihaj ka shprehur habinë e tij se si në Kosovë nuk arrestohet askush kur del një person dhe deklaron se ka vrarë, nuk arrestohet as ai as askush tjetër, ndërkohë që shpreh rezervat e tij edhe për drejtësinë e EULEX it, sikur për punën që kanë bërë deri tani UNMIK u dhe Policia e Kosovës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat