Bllaca po merret në pyetje nga Prokuroria Speciale.- Edhe autoritetet e EULEX-it janë duke u marr me këtë çështje

Kosova

Bllaca po merret në pyetje nga Prokuroria Speciale.- Edhe autoritetet e EULEX-it janë duke u marr me këtë çështje

Më: 30 nëntor 2009 Në ora: 18:12

Nazim Bllaca nga Policia e Kosovës është përcjellë për në Prokurorinë Speciale, ku edhe pritet të merret ndonjë vendim rreth arrestimit të tij. Ndërkohë që Policia e Kosovës ka deklaruar se janë ndërmarrë të gjitha veprimet duke siguruar vendbanimin e Nazim Bllacës në Ribar të Madh si dhe të dy deputetëve të LDD-së, Gani Geci dhe Adem Salihaj. Edhe autoritetet e EULEX-it janë duke u marr me këtë çështje.

Arrestimi i Bllacës ka qenë i pa mundur nga policia përderisa nuk është lëshuar një urdhërarrest nga Prokuroria Speciale ku Nazim Bllaca ka qenë nën hetime.

Ndërsa për emrat e zyrtarëve të lartë të policisë të cilët janë përmendur në CD-në e Nazim Bllacës, zyrtarët e policisë kanë deklaruar se nuk kanë bazë për të zhvilluar hetime ndaj tyre.

Autoritet për gjyqësi dhe prokurori speciale të EULEX-it kanë deklaruar se janë duke zhvilluar hetime rreth rrëfimit të Bllacës në CD-në e publikuar dje. Në deklaratën e shkurtër thuhet se kjo çështje është në duart e Zyrës së prokurorit Special dhe EULEX-i nuk mund të komentoj asgjë deri në përmbyllje të hetimeve.

Ndërkohë që Policia e Kosovës ka deklaruar se janë ndërmarrë të gjitha veprimet duke siguruar vendbanimin e Nazim Bllacës në Ribar të Madh si dhe të dy deputetëve të LDD-së, Gani Geci dhe Adem Salihaj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat