Thaçi: Po paraqitemi dinjitetshëm në GJND

Kosova

Thaçi: Po paraqitemi dinjitetshëm në GJND

Më: 4 dhjetor 2009 Në ora: 15:34

Kryeministri Hashim Thaçi tha të premten se Kosova po paraqitet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë shumë suksesshëm, me dinjitet të lartë dhe argumente të bollshme, si dhe në përputhshmëri të plotë me vendimin e Kuvendit të Kosovës për shpalljen e pavarësisë.

Thaçi theksoi se shteti i Kosovës vazhdon të besojë në drejtësinë ndërkombëtare sepse, sipas tij, vendi është shpallur i pavarur, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe vullnetin e qytetarëve të Kosovës.

Ai falënderoi të gjitha vendet që po mbështetin Kosovën në GJND me një prezantim të tyre shumë mbështetës dhe argumentues.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat