Qeveria: Rasti Bllaca të hetohet deri në fund

Kosova

Qeveria: Rasti Bllaca të hetohet deri në fund

Nga: L. Hajdari Më: 4 dhjetor 2009 Në ora: 17:53

Prishtinë, 4 dhjetor - Qeveria e Kosovë kërkoi nga organet e drejtësisë që të kryejnë detyrat e veta karshi përgjegjësive ligjore dhe institucional që i kanë, në mënyrë që rasti i shumëpërfolur i Nazim Bllacës të zbardhet deri në fund. Zëdhënësi i qeverisë, Memli Krasniqi nuk ka dashur të përdor termin “dështim” të institucioneve të vendit në rastin Bllaca, ndërsa ka pranuar se ka pasur hapësirë që disa hapa të ndërmerren në një formë më të shpejtë. “Unë besoj se ka pasur hapësirë që disa hapa të ndërmerren në një formë më të shpejtë, dhe të ketë një menaxhim më efikas të disa aspekteve të kësaj gjendje, por ne presim që institucionet e rendit të kryejnë detyrat e veta karshi përgjegjësive ligjore dhe institucional që i kanë në mënyrë që rasti të zbardhet deri në fund”, tha zëdhënësi Krasniqi. Sipas tij çdo implikim që ka të bëjë me këtë rast duhet të hetohet në mënyrë të thuktë dhe të sillen përfundimet e nevojshme për të sqaruar gjithçka që ka të bëjë me këtë rast. Këto deklarata zëdhënësi i qeverisë i bëri pas mbledhjes së rregull të ekzekutivit, duke thënë se kjo e fundit ka pasur paqartësi sa i përket aspekteve procedural lidhur me administrimin e këtij rasti, paqartësi këto që ia ka adresuar edhe EULEX-it....Në kontekst të këtyre zhvillimeve ka reaguar edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj kërkoi të premten që drejtësia të hetojë aktivitetet e dyshimta të Shërbimit Informativ të Kosovës, përderisa siç tha ai, kjo organizatë kishte vepruar në mënyrë ilegale. (Tekstin e plotë mund ta lexoni në numrin e nesërm të gazetës, “Bota sot”)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat