Sonte fillon fushata zgjedhore për balotazh

Kosova

Sonte fillon fushata zgjedhore për balotazh

Më: 4 dhjetor 2009 Në ora: 18:15

Sonte në mesnatë fillon fushata për garën e balotazhit, ku subjektet politike do të kenë vetëm shtatë ditë për fushatë. Në garë janë nga dy kandidatë në 21 komuna të Kosovës. Për balotazh garojnë 17 kandidatë të Partisë Demokratike të Kosovës, 12 të Lidhjes Demokratike të Kosovës, 7 të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, 2 të Lidhjes Demokratike të Dardanisë, 1 i Aleancës Kosova e Re, një kandidat i pavarur. Në një njoftim të Shtabit Zgjedhor të LDK-së thuhet se për raundin e dytë ajo fushatën do ta nisë sonte në mesnatë, pikërisht në orën 00.01 pas një konference me gazetarë, ku do të jipen detaje të ët fushatës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat