Fushata e balotazhit: LDK në Lipjan

Kosova

Fushata e balotazhit: LDK në Lipjan

Më: 6 dhjetor 2009 Në ora: 16:47

Në kuadër të fushatës për balotazh, Lidhja Demokratike e Kosovës sot në Gadime të Epërme të Lipjanit mbajti një tubim elektoral me anëtarësinë dhe simpatizantët e këtij subjekti.

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Lipjan, Imri Ahmeti, duke i bërë thirrje elektoratit të dalë sa më masovikisht në zgjedhje dhe të votojë për subjektin që ai e përfaqëson, ndërsa është zotuar se nëse merr besimin e qytetarëve atëherë gjatë mandatit të tij do të ketë menaxhim transparent të taksave komunale.

Nënkryetari i LDK së, Lutfi Haziri, me këte rast, ka shprehur besimin se në garën e balotazhit qytetarët lipjanas do të votojnë për LDK në dhe kandidatin e saj Imri Ahmetit, pasi sipas tij, ai është zgjidhja më adekuate për të udhëhequr qeverisjen komunale në mandatin e ardhshëm katërvjecar.

Ahmeti në garën për balotazh për kundër kandidat do të ketë Shukri Bujën nga Partia Demokratike e Kosovës, njëherësh kryetar aktual i komunës së Lipjanit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat