Nxënësit e Preshevës ndihmojnë familjet e të burgosurve në Serbi

Kosova

Nxënësit e Preshevës ndihmojnë familjet e të burgosurve në Serbi

Nga: N.M. Më: 3 janar 2010 Në ora: 23:34

Preshevë, 3 janar Nga koncerti humanitar, i organizuar nga grupi letrar “Migjeni”, javën që kaloi në sallën e Shtëpisë së Kulturës në Preshevë, ku prezentë ishin mbi 500 persona, u ndihmuan familjet e të arrestuarve tashmë 1 vit më parë, nga xhandarmëria serbe, me pretekstin se këta na qenkan “terroristë” që, sipas regjimit, paskan vrarë mbi 50 serbë dhe joshqiptarë të tjerë pas mbarimit të luftës, në rrethin e Gjilanit. Sipas Kushtrim Maliqit, kryetar i grupit letrar "Migjeni", për çdo familje të çdo anëtari të burgosur në Serbi janë dërguar nga 150 kg miell,10 kg sheqer,10 kg kripë,15 litra vaj, 5 kg gjalpë (margarinë),10 kg detergjent, 24 litra lëngje,18 pako fëmijëve dhe nga 25 euro të holla të 9 familjeve. Këto gjithsej janë1350 kg miell,135 litra vaj, 45 kg gjalpë, 216 litra lëngje...si dhe 225 euro të holla të gatshme. Pra janë shpërndarë ushqime dhe të holla me vlerë gjithsej 1064 euro. Mirëpo sipas udhëheqjes së grupit “Migjeni”, aktivitetet humanitare nuk do të ndalojnë këtu, përkundrazi ata thonë se ky do të jetë vetëm fillimi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat