Preshevë 4 Janar
Pikërisht në kohën kur shteti serb po trajtohet si një shtet demokratik nga ana e Bashkimit Evropian, madje duke ia mundësuar për një kohë rekorde liberalizimin e vizave, duke lënë të kuptohet Serbia ka bërë një avancim serioz të demokracisë, megjithatë e vërteta është krejt tjetër sepse përbrenda kufijve të tij, jeton një pakicë shqiptare prej mbi 100 mijë banorësh, të drejtat e të cilëve nuk përfillen as edhe 1 për qind krahasuar me të drejtat e serbëve në Kosovë, apo edhe të pakicave kudo në botë ia garantojnë të gjitha konventat ndërkombëtare. Këtë gjë edhe një herë e ka dëshmuar mjaft mirë data 31 dhjetor e 2009 kur të gjithë qytetarët e luginës pritnin për të festuar vitin e ri, shtatë punëtorët administrative shqiptarë të gjykatës komunale të Preshevës janë pushuar nga puna. Ata për t’u ankuar dhe për të kërkuar zgjidhje rreth kësaj çështje iu janë drejtuar që sot kryetarit të komunës Ragmi Mustafa dhe deputetit popullor Riza Halimi ku kanë shprehur shqetësimet e tyre.
Sipas kryetarit Ragmi Mustafa, këta punëtorë janë pranuar në këto poste në saje të programit të OSBE-së në vitin 2006 për zbatimin e dy gjuhësisë. Kryetari Mustafa, thekson se me miratimi e ligjit të ri është reaguar por nuk është marrë parasysh asgjë. Edhe deputetit popullor në parlamentin serb Riza Halimi thotë se reagimet e tija për amandametet dhe për mos miratimin e atij nuk janë shqyrtuar fare. Sipas tij program i viti 2001 ka pas si objekt lidhjen e shqiptarëve në organet shtetërore ndër të edhe në organet e jurisprudencës. Ai gjithashtu thekson se në këtë drejtim shumë pak është punuar dhe nuk vjen në shprehje zvogëlimi i punëtorëve i cili edhe ashtu është i vogël. Ndërkaq, kryetari i komunës Ragmi Mustafa, thekson se për këtë problem do të t’i drejtoj një reagim OSBE-së, pasi në po të njëjtën ditë janë sjellë tre punëtorë serbë të të njëjtit kualifikim, që do të punojnë në Gjykatën për Kundërvajtje në vend të personeli shqiptarë. Sipas tij Presheva ka qenë gjithmonë një poligon manipulimi, duke filluar nga policia, pjesëtarët serbë të së cilës janë sjellë edhe nga qytetet tjera në Preshevë. Në anën tjetër deputeti Halimi, tha se nëse reagimet shkojnë në vesh të shurdhër, atëherë do të reagohet në Gjykatën e Strasburgut, do të informohen diplomatët, por edhe organizatat që merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Punëtorët e larguar nga puna i përmbushin kriteret e parapara për të kryer detyrën që kanë kryer. Në mesin e punëtorëve të larguar shqiptarë, janë tre përkthyes, tre daktilografë dhe një mirëmbajtës i rrjetit kompjuterik. Në njësinë e Gjykatës Themelorë të Vranjes në Preshevë, tani janë të punësuar 3 gjykatës dhe 4 administratorë shqiptarë dhe afro 20-të serbë, ndërsa komuna e Preshevës është e banuar me shumicë absolute shqiptare.