Ministri Hyseni në selinë e Ligës së Shteteve Arabe

Kosova

Ministri Hyseni në selinë e Ligës së Shteteve Arabe

Më: 18 janar 2010 Në ora: 15:01

Në takimin shumë miqësor dhe përmbajtësor, i cili ka zgjatur rreth dy orë, ministri Hyseni dhe Sekretari Moussa kanë folur gjerësisht për zhvillimet në dhe rreth Kosovës, duke u përqendruar veτanërisht te procesi i njohjes së Republikës së Kosovës nga shtetet e Ligës Arabe.

Ministri Hyseni i ka thënë bashkëbiseduesdit të tij se Kosova po bën përparim të përditshëm dhe ka arritur rezultate të shumta në fusha të ndryshme. Po ashtu, gjatë bisedës, ministri Hyseni i ka thënë bashkëbiseduesit se, Kosova tashmë ka përmbyllur procesin e konsolidimit të institucioneve të saj, së fundmi ka organizuar zgjedhje të suksesshme komunale, me pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve, pavarësisht presionit të Serbisë për të parandaluar pjesëmarrjen e komunitetit serb në zgjedhje dhe në ndërtimin e institucioneve.

Për sa u përket marrëdhënieve me shtetet tjera, ministri Hyseni ka potencuar se, Kosova ka ndërtuar marrëdhënie të shkëlqyera jo vetëm me shtetet që e kanë njohur formalisht Republikën e Kosovës, por edhe me shtete që ende nuk e kanë njohur atë. Sidoqoftë, ministri Hyseni e ka bërë të qartë se, njohjet vazhdojnë të mbeten njëri prej prioriteteve kryesore të shtetit të ri të Kosovës. Në këtë kontekst, ministri I jashtëm I Republikës së Kosovës ka theksuar rëndësinë e madhe që për Kosovën kanë njohjet nga shtetet e Ligës Arabe, por edhe shtetet e Organizatës së Konferencës Islamike.

Në takimin në fjalë, ministri Hyseni është angazhuar për krijimin e një komunikimi të ngushtë dhe sistematik me Ligën Arabe dhe me shtetet anëtare të saj, çka edhe do të ishte në interesin e të gjitha palëve. Në të njëjtën kohë, ministri Hyseni i ka shprehur sekretarit të përgjithshëm të Ligës së Shteteve Arabe, gatishmërinë që të marrë pjesë në samitet e Ligës Arabe.

Për ministrin Hyseni pavarësia e Kosovës përfundimisht e ka stabilizuar Ballkanin, sidomos pas shpërbërjes së dhunshme dhe jo konsensuale të Jugosllavisë, entitet konstitutiv i së cilës ka qenë edhe Kosova. Në këtë rrafsh, ministri Hyseni ka rikujtuar shkaqet e shkatërrimit të Jugosllavisë, dhe ka folur veτanërisht për rolin e regjimit serb, si shkaktar i luftërave dhe tragjedive që kanë ndodhur në territorin e ish Jugosllavisë, dhe për mënyrat se si, historikisht, është trajtuar populli i Kosovës.

Nga ana e tij, Sekretari i Përgjithshëm i Ligës së Shteteve Arabe, Amr Moussa, ka shprehur kënaqësinë që ka pasur mundësi të presë Ministrin Hyseni në Kajro dhe e ka përgëzuar atë për arritjet e Kosovës, sidomos në planin e njohjeve. Ai ka thënë se, ndonëse një rrugë e gjatë, Kosova tashmë ka lëvizur në drejtimin e duhur. Sa i përket pjesëmarrjes së ministrit Hyseni në takimet e Ligës së Shteteve Arabe, Sekretari Moussa e ka siguruar Ministrin se do të shohë se në τfarë rrethana mund të realizohet kjo pjesëmarrje.

Gjatë qëndrimit në Kajro, Ministri ka zhvilluar edhe një seri takimesh me përfaqësues dhe zyrtarë tjerë të Ligës së Shteteve Arabe.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat