Presidenti Sejdiu priti një delegacion të shqiptarëve të Kroacisë

Kosova

Presidenti Sejdiu priti një delegacion të shqiptarëve të Kroacisë

Më: 22 janar 2010 Në ora: 13:43

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot një delegacion të shqiptarëve të Kroacisë, të cilit i prinin z. Tom Kaçinari, kryetar i Bashkimit të Shoqatave të Vullnetarëve të Luftës së Kroacisë, dhe z. Naim Shala, kryetar i Shoqatës së Shqiptarëve Mbrojtës të Kroacisë në Luftën Atdhetare.

Në këtë takim, Presidenti Sejdiu çmoi lart kontributin e luftëtarëve shqiptarë për lirinë e Kroacisë,duke i quajtur ata dhe të gjithë komunitetin shqiptarë që jeton atje urë lidhëse e miqësisë ndërmjet dy vendeve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat