Strategji për integrimin e vendit apo ndarjen në Veri dhe Jug?

Kosova

Strategji për integrimin e vendit apo ndarjen në Veri dhe Jug?

Nga: Lirie Hajdari-Teuta Rexhepi Më: 22 janar 2010 Në ora: 19:35

Prishtinë, 22 janar - Dokumenti i shumëpërfolur për integrimin e veriut dhe shpërbërjen e strukturave paralele që veprojnë në Kosovë, i hartuar nga Qeveria e Kosovës dhe faktori ndërkombëtar në Kosovë, ICO, ka shtruar dilemat nëse dokumenti në fjalë ka për qëllim integrimin e vendit, apo krijimin e një entiteti të veçantë, të emëruar në vetë dokumentin, “Strategjia për Kosovën e veriut”. “Strategjia...”, e hartuar në bashkëpunim me qeverinë dhe ICO-në, të cilën gazeta jonë e botoi të plotë, megjithëse nuk është finalizuar në tërësi, parasheh veprimet që institucionet relevante duhet të ndërmarrin gjatë këtij viti për vendosjen e autoritetit në veri, shuarjen e strukturave paralele dhe respektimin e ligjeve të Republikës së Kosovës në tërë territorin e vendit. Në dokumentin të cilin në origjinal e ka botuar gazeta “Bota sot”, parashihen një numër i madh rekomandimesh për të realizuar qëllimin, por në atë dokument nuk saktësohet se cili është qëllimi, integrimi i vendit, pra i pjesës veriore të Mitrovicës, apo krijimi i një entiteti të veçantë, siç nënkuptohet nga emërtimi, Kosova e Veriut. Ende ekzistojnë ndarje shtetesh ën botë, me këso lloj emërtimesh, si Koreja e Veriut dhe Jugut, por me territore shumë më të mëdha, se që e ka e tërë Kosova.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni në numrin e nesërm të gazetës, “Bota sot”)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat