Duele verbale midis LDK-së dhe PDK-së

Kosova

Duele verbale midis LDK-së dhe PDK-së

Nga: M. Shasivari Më: 24 janar 2010 Në ora: 18:54

Prizren, 24 janar

Tanimë kur mbetën edhe më pak se një javë deri më 31 janar 2010, kur në Prizren do të rivotohet për kryetar të kësaj komune, dueli verbal në mes të degës së LDK-së në njërën anë dhe asaj të PDK-së, në anën tjetër, sa vjen e bëhet më i ngjeshur. Kjo gjendje, më tepër duket të jetë rezultat i ankthit të dy subjekteve në fjalë, edhe për faktin se më 31 janar, para zgjedhësve, do t’i masin forcat kandidatët e këtyre dy subjekteve politike; Hanefi Muharrmei i LDK-së dhe Ramadan Muja i PDK-së. Në këtë aspekt, nëndega e LDK-së e fshatit Serbicë e Poshtme, në fundjavën që e lamë pas, për mediumet e këtushme, ka distribuuar një reagim përkitazi me vizitën që kandidati i PDK-së, Ramadan Muja, i bëri këtij lokaliteti javën e shkuar. (Tekstin e plotë mund ta lexoni në numrin e nesërm të gazetës, “Bota sot”)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat