ICO-ja themelon nëntë grupe për zbatimin e 'Strategjisë për Kosovën e Veriut'

Kosova

ICO-ja themelon nëntë grupe për zbatimin e 'Strategjisë për Kosovën e Veriut'

Më: 24 janar 2010 Në ora: 20:15

Prishtinë, 24 janar - Zyra Civile Ndërkombëtare në Kosovë ka marrë hapa konkret për implementimin e “Strategjisë për Kosovën e Veriut". Sipas burimeve të RTK-së, ICO-ja ka themeluar nëntë grupe punuese, të cilat do të merren me implementimin e strategjisë për veriun, e cila ka për qëllim funksionimin e shtetit të Kosovës edhe në veri, pjesë që aktualisht nuk kontrollohet nga institucionet e Kosovës. Gjithashtu, ICO-ja është duke i pritur emrat personave nga Qeveria e Kosovës të cilët do ti bashkëngjiten këtyre grupeve punuese dhe do të punojnë së bashku për implementimin e kësaj strategjie.

Zëdhënësi ICO-së Kaj Myller nuk e ka pohuar, por as nuk e ka mohuar themelimin e këtyre nëntë grupeve punuese, por u shpreh se ICO-ja do të bëjë përpjekjet të vazhdueshme që të përmirësohet situata në veri.

Zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin, Kuqit thotë se ka qenë e pa mundur që të merren hapa radikal për ndërhyrje në pjesën veriore pa bashkëpunim të ngushtë me faktorin ndërkombëtar. Ai shpërehet i bindur se bashkëpunimi i ngushtë në mes të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare do të arrijnë sukses për vendosjen e rendit dhe ligjit në veri të vendit.

Strategjia për veriun është e ndarë në katër shtylla, në shtyllën e parë bëjnë pjesës kontrollim i plotë i doganave, funksionimi i plotë i gjykatave dhe funksionimi sipas zinxhirit komandues. Në shtyllën e dytë bëjnë pjesë organizimi dhe mbajtja e zgjedhje dhe legjitimiteti i tri komunave, Zubinpotok, Leposaviq dhe Zveqan, në shtyllën e tretë bëjnë pjesë themelimi i komunës së Mitrovicës së Veriut dhe në shtyllën e katërt zhvillimi ekonomik.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat