KUSH DHE PSE I RRËMBEU 112 KRUSHJANË NË DITËT E LUFËTS NË KOSOVË?

Kosova

KUSH DHE PSE I RRËMBEU 112 KRUSHJANË NË DITËT E LUFËTS NË KOSOVË?

Nga: Myrfet Shasivari,BOTA SOT Më: 27 janar 2009 Në ora: 04:13

Me ardhjen e 26 marsit të vitit 2009, do të mbushen plotë dhjetë vjetë, qyshse falangat militare e paramilitare sërbe, i rrëmbyen 112 meshkuj të të gjitha grupmoshave nga fshati Krushë e Vogël, për t'i degdisur në drejtim të paditur, për të cilin edhe sot e kësaj dite nuk dihet asgjë. Kështu, përkudër ardhjeve sporadike të kufomave të shqiptarëve, të cilët u morën peng nga forcat militare e paramilitare sërbe gjatë ditëve apokaliptike të luftës në pranverën e vitit 1999, anë e kënd Kosovës, të cilën e imponoi regjimi i Beogradit, deri më sot, janë identifikuar dhe rivarrosur vetëm një numër simbolik i pengjeve, konform numrit të lartë të të zhdukurve nga ky lokalitet i komunës së Prizrenit. Nëse do të duhej që familjarët me persona të zhdukur nga gjiri i tyre, të kenë mllef për shkak të mungesës së efektivitetit të mekanizmave kompetentë rreth identifikimit të fatit të pengjeve të luftës së fundit në Kosovë, atëherë më së tepërmi në këtë gjendje shpirtërore "kanë të drejtë" të jenë familjarët e fshatit Krushë e Vogël të Prizrenit. Përkundër faktit se atje, subjektet e shumta humanitare, veçmas nga spektri ndërkombëtar, po dërgojnë ndihma humanitare, ndërkohë që edhe qeveria komunale e Prizrenit, prore në fokus të interesimit e ka ofrimin e ndihmave të caktuara për këtë lokalitet, megjithatë, nënave, grave dhe motrave krushjane, ankthi nuk iu hoq nga shpirti për më të dashurit e tyre, të cilët ende s'po gjenden dot. Kështu, në mesin e mbi 500 personave, sa është konstatuar se gjatë lufëts u kidnapuan nga meset e ndryshme të rajonit jugor të vendit, vetëm nga Krusha e Vogël u rrëmbyen 112 njerëz, në mesin e të cilëve pati edhe pleqë të moshës së thellë, por edhe fëmijë të mitur. Në këtë kontekst, për shumë familje të Anadrinisë, ditët kobëzeza të rrëmbimit të më të dashurve të tyre nga ana e çetnikëve, do të mbesin si një kujtim lemerie, të cilin dinë ta sajojnë vetëm njerëzit me mentalitet barbar, të cilët edhe i karakterizon shpirti i shprishur i tejmesjetës. Dhe, që nga 25 dhe 26 marsi i vitit 1999, asgjë nuk dihet për fatin e afro 100 meshkujve të rrëmbyer krushjanë, ndërkohë që gjendja e këtillë, doemos paraqet plagët e rrënqethshme shpirtërore, të cilat krushjanëve, deri mësot askush nuk ua shëroi. Me këtë rast, vlen të theksohet e dhëna se fshati Krushë e Vogël bënë pjesë në mozaikun e lokaliteteve të Anadrinisë dhe se është i populluar me mbi 850 banorë, ndërkaq që gjatë ditvëve të luftës, llogaritet të jetë njëri ndër lokalitetet më të dëmtuara në Kosovë. Aktualisht, krushjanët, shumë herë në format publike kanë akuzuar sërbët lokalë se në marsin e vitit 1999 u ndihmuan hordhive sërbe dhe fare të pashqetësuar për llahtarinë, ata sot jetojnë diku nëpër Sërbi. Kurse, duke e parë amullinë e mekanizmave kompetentë rreth identifikimit të personave të pagjetur, në fshatin Krushë e Vogël, që para tri jetësh, në veprim e sipër është shoqata "Marsi- 99", në suazat e së cilës tanimë ekzistojnë shumë të dhëna dhe dëshmi për format e rrëmbimit të më të dyshurve të tyre. Dhe, familjarët e këtij lokaliteti, aktualisht frymojnë me shpresën më të madhe se për të dhënat, me të cilat posedon ky mekanizëm në Krushë të Vogël, do të interesohen edhe prokurorët e EULEX-it, me synimin e ndrçimit të plotë të shkaqeve të pengmarrjes dhe përballjes me ligjin të udhëheqësve të fallangave sërbo- çetnike, për zhdukjen e civilëve krushjanë gjatë pranvetës së vitit 1999. Ndaj sot, si çdo kund në Kosovë, edhe në Krushë të Vogël, me ndihmën e subjekteve lokale dhe ndërkombëtare, jeta ka hyrë në ritmin e saj të zakonshëm, megjithatë kjo përshtypje fitohet në pamje të parë. Nënat dhe gratë e Krushës së Vogël, frymojnë, punojnë, por në shpirtërat e tyre ende mbizotërojnë të përziera ankthi, frika e shpresa, se bile brenda këtij viti, dikush atyre, do t'ua kumtojë ndonjë njoftim real rreth fatit të më të dashurve, se ku po u prehen eshtrat, apo se ku mundë të jenë të gjallë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat