Dridhje të tokës goditën Kosovën

Kosova

Dridhje të tokës goditën Kosovën

Më: 10 mars 2010 Në ora: 15:12

Sot më 10.03.2010. në ora 14:38 minuta, sipas kohës lokale, sizmografët e Rrjetit Sizmologjik të Kosovës detektuan tërmet me epiqendër 6km në juglindje të Istogut.Në një komunikatë për opinion,ky institucion ka njoftuar se "magnituda e tërmetit ishte M=5.2 shkallë të Rihterit,ndërsa intensiteti në epiqendër VII ballë sipas MCS-64, thellësia 5.2 km"."Tërmetin e kanë ndier banorët e rrethit të gjerë të Pejës,Burimit dhe tërë territori i Kosovës.Ende nuk dihet për dëme në njerëz dhe materiale",thuhet në komunikatë.Ndërkaq, sipas Institutit Sizmologjik të Serbisë,epiqendra e tërmetit ishte diku në rajonin e Zubin Potokut, në veri të Kosovës. Tërmeti thuhet se ishte i fuqisë 4.5 ballë të Richterit.Ndryshe, shumë shkolla i kanë lëshuar nxënësit në shtëpi,edhe për shkak të rrezikut të përsëritjes së dridhjes.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat