PK-ja e gatshme për procesin zgjedhor në Gjilan

Kosova

PK-ja e gatshme për procesin zgjedhor në Gjilan

Më: 12 mars 2010 Në ora: 20:16

Policia e Kosovës ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të ofruar siguri më 14 Mars 2010, me rastin e procesit të rivotimit (balotazhit) në komunën e Gjilanit.Në këtë komunë janë të caktuar gjithsej 31 qendra të vendvotimeve me 127 vendvotime.Të gjitha këto pika do të sigurohen nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës nga Drejtoria Rajonale e Gjilanit.Për sigurinë rreth këtij procesi zgjedhor të rivotimit do të jenë të angazhuar rreth 450 zyrtarë policorë.Të gjithë pjesëtarët e PK-së të përfshirë në këtë proces këtë ditë do të punojnë me orar të zgjatur 12 orësh.Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka përgatitur edhe një plan policor që konsiston në sigurimin e vendvotimeve, përcjelljen e sigurt të materialit zgjedhor, ruajtjen e rendit dhe të qetësisë publike dhe situatës së sigurisë në vend si dhe parandalimin dhe luftimin e krimit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat