Ish pjesëtarët e TMK së do të protestojnë të premten

Kosova

Ish pjesëtarët e TMK së do të protestojnë të premten

Më: 3 shkurt 2009 Në ora: 14:08

Ish pjesëtarët e TMK së do të protestojnë sërish të premten, ka vendosur dje Këshilli Organizativ i Protestës, i cili ka konstatuar njëzëri se të gjithë protestuesit e TMK së qëndrojnë fort prapa kërkesave të tyre. Në një komunikatë për media thuhet se Këshilli i protestuesve po pret me padurim përgjigjen e Kryeministrit për çështjet e negociuara me të gjatë javës së kaluar. "Në proces po vërehen tendenca degraduese të llojeve të ndryshme, që nga ofertat individuale të projektuara ndaj disa prestarëve të papranuar e deri tek punësimi i disa personave të tillë në bazë të preferencave të ngushta", thuhet në komunikatë. Protestuesit kanë kërkuar që të vihen para përgjegjësisë njerëzit që e ka tensionuar situatën duke mos e menaxhuar mirë. Ndërsa KFOR i një ditë më herët ka mohuar mundësin e rifillimit të procesit të verifikimit të pranimit të pjesëtarëve të FSK së.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat