Ëndrra e qytetarëve të Kosovës për bashkim po kthehet në realitet!

Kosova

Ëndrra e qytetarëve të Kosovës për bashkim po kthehet në realitet!

Nga: Ismail Shabani Më: 12 prill 2010 Në ora: 18:03

Prishtinë, 12 prill - Nënshkrimin e kontratës me kompaninë fituese të projektit për ndërtimin e autostradës, e cilësoi si një moment historik për Kosovën, kryeministri Hashim Thaçi, i cili është projekti më i madh në historinë e deritanishme të vendit tonë.

Një nga ëndrrat më të dashura dhe më të kushtueshme në historinë e kombit po shkon drejt përmbushjes. Gjysma e ëndrrës, ndërsa është kthyer në realitet me ndërtimin e gjysmës së rrugës së kombit nga Shqipëria, gjysma tjetër është pranë fillimit.

Qeveria e Republikës së Kosovës të hënën nënshkruajti kontratën me kompaninë fituese konzorciumin amerikano-turk “Bektel & Enka” për ndërtimin e Autostradës Vermicë- Merdare, e cila do të jetë një aks shumë i rëndësishëm për lidhjen e kombit shqiptar para së gjithash dhe më pas edhe si një nyje e komunikimit me Evropën dhe botën.

Nënshkrimin e kontratës me kompaninë fituese të projektit për ndërtimin e autostradës, e cilësuan si një moment historik për Kosovën, duke pohuar se ky është projekti më i madh në historinë e deri- tanishme të vendit tonë. Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës, tha se nënshkrimi i marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës së Kosovës

dhe konzorsiumit "Bechtel&Enka" për ndërtimin e autostradës Vërmicë-Prizren-Prishtinë-Merdare, është një moment historik për shtetin tonë, pra, po realizohet ëndrra e qytetarëve të Kosovës. Sipas tij, është projekti më i madh në historinë e deritanishme të vendit tonë. "Ky projekt i ndërtimit të autostradës Vërmicë-Prizren-Prishtinë-Mer- dare, i ndihmon qytetarët duke iu krijuar mundësitë e reja të lëvizjes së lirë, e integron shtetin e Kosovës fuqishëm në rajon", tha kryeminis tri Thaçi. Ai ndër të tjera tha se ndërtimi i autostradës do të krijojë me mijëra vende të reja pune, siç tha ai autostrada do të jetë me standarde më të larta ndërkombëtare që do të modernizojë shtetin tonë. "Realizimi i këtij projekti dëshmon se shteti i Kosovës ka krijuar një ambient për investime dhe për realizim të projekteve kapitale. Ky pro- jekt do të mundësojë investimin e rreth 700 milionë eurove, që do të sigurohen nga buxheti i Kosovës, donatorë special potencial, si dhe në rast nevoje nga kreditë e favorshme. Është mrekulli që po fillojmë me këtë projekt madhor në kohën kur kriza globale financiare ende nuk ka për funduar", tha kryeministri i vendit. Ai ka falënderuar edhe partnerët ndërkombëtarë për këshillat e tyre të çmueshme për këtë projekt madhor, si, Bankën Botërore, USAID-in, Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Komisionin Evropian. "I gjithë procesi ka qenë i hapur, transparent dhe në përputhje me ligjet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare, për çka përgëzoj kryesuesin e Komitetit Ndërministror, ministrin Limaj, ministrat, pjesë të këtij Komiteti Ndërministror, ministrin Zharku, ministrin Shala, ministrin Yagxhilar dhe të gjithë këshilltarë dhe ekipet e tyre që kanë punuar pa kursyer që të fillojmë me këtë projekt, pra që sot të nënshkruajmë edhe marrëveshjen

mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe konzorsiumit "Bechtel&Enka"", tha Thaçi. Sipas tij, ky është vit i fillimit të ndërtimit të autostradës, por edhe vit i fillimit të realizimit të projekteve tjera madhore, prioritete prej më kryesoreve të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe se do të përmbyllen me sukses shumë shpejt edhe koncesionimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, pastaj edhe fillimin e realizimit të projektit ener- gjetik "Kosova e Re", por suksess- hëm edhe privatizimin e PTK-së. Ndërsa, Christopfer Dell, ambasa- dor i SHBA-ve në Kosovë, tha se ky projekt është i rëndësishëm, duke shtuar se do të sjellë Kosovën më afër tregjeve botërore, më afër de- tit që përfundimisht do të ofroj edhe më afër fqinjëve të tjerë evropian. Ai ka shtuar se ndërtimi i kësaj autostrade dëshmon edhe njëherë lidhjen mes SHBA-së dhe Kosovës. "Është një projekt që është afër 1 miliardë dollarë amerikan. Është një projekt madhor, është edhe një matje e shtetit të Kosovës dhe institucioneve të saj. Kjo autostradë do të jetë një simbol që simbolizon lidhjet e ngushta mes Ameri- kës dhe Kosovës dhe Bechtelin ju keni njërën nga kompanitë më të njohura", tha Dell. Ai ndër të tjera ka folur për kompaninë Bechtel. Sipas tij, kualitetin e punës së kësaj kompanie qytetarët e Kosovës kanë mundur ta shohin në Shqipëri dhe në Kroaci. Po ashtu sipas tij, ky projekt ka treguar që Kosova ka marr hapa vendimtar drejt proceseve të drejta që do të ndikojnë në tërheqjen e investitorëve ndërkombëtar. Ai po ashtu ka shtuar se kjo kontratë me Bechtel & Enka nuk është projekti më i madh i Kosovës, por

është projekti më kompleks. Ndërkaq, Fatmir Limaj, ministër i Transportit dhe njëherësh kryesues i Komitetit Drejtues Ndërministror për ndërtimin e autostradës Vërmicë-Merdare tha se me nënshkrimin e kontratës, ëndrra e qytetarëve të Kosovës u kthye në realitet. "Kam kënaqësinë që sot të ju deklarojmë qytetarëve të Republikës së Kosovës se ëndrra e tyre u kthye në realitet. Sot ne nënshkruam kontratën për realizimin e projektit më të madh infrastrukturor në Republikën e Kosovës dhe investimi më kapital që është bërë ndonjëherë në vendin tonë", tha ministri Limaj. Sipas tij, sot u mbyllën me sukses të gjitha fazat ligjore dhe teknike lidhur me autostradën. "I dhamë vetes kohën e duhur për realizuar negociata intensive me ofertuesin më të mirë konzorciumin Bechtel & Enka për të qenë të sigurt në rezultatin final", tha ministri Li- maj. Sipas tij, që sot po niset puna për ndërtimin e korridorit të lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës drejt Evropës. "Kjo autostradë në zemër të Kosovës bëhet një udhëkryq i fuqishëm për gjithë rajonin. Po ndërtohet korridori ku do të kryqëzohet e sotmja jonë me të ardhmen më të mirë", tha ministri Limaj. Edhe përfaqësuesit e konzorociumit Bechtel & Enka, kanë shprehur kënaqësinë me rastin e nënshkrimit të kësaj kontrate. Bechtel Enka fitoi kontratën për ndërtimin e autostradës së Kosovës. Autostrada do të jetë me katër korsi, starton në kufirin me Shqipërinë, Morinë deri ne veri të kryeqytetit të Kosovës, tha Mike Adams, kryetar i kompanisë Bechtel Cilvil. "Ne jemi krenar që u zgjodhëm nga Ministria e Transportit për të ndërtuar këtë autostradë", tha Mike Adams. Sipas tij, kjo kompani është një nga njësitë e kompanisë që mbulon projektet mbi transportin. "Bechtel dhe Enka në këtë bashkëpunim kanë ndërtuar autostrada në shumë vende të botës dhe presim me kënaqësi të nisim këtë partneritetet me qeverinë në këtë pro- jekt i cili do ti shërbej zhvillimit Kosovës dhe ekonomisë së saj", tha Adams. Nga ana tjetër, Sinan Tara, drejtues i Enkas, tha se "Bechetl&Enka është e lumtur për fitoren e kësaj kontrate me ministrinë e Transportit për ndërtimin e kësaj autostrade të rëndësishme. Sipas tij, kjo autostradë do të jetë një arterie kryesore për zhvillimin e infrastrukturës së transportit në Kosovë, duke i dhënë hapësirë vendit në tregun internacional. "Ne jemi të kënaqur që të jemi pjesë e këtij projekti të rëndësishëm", tha Tara. Ndërkaq, "Bechtel dhe Enka do të jenë përgjegjëse për menagjimin e dizajnimin, prokurimit dhe ndërtimit. Projekti do të ndikojë maksimalisht në ekonomitë lokale përmes përdorimit të kontratave lokale, shërbimeve dhe punësimit në projekt. Përfaqësuesit e kompanisë fituese kanë lënë të kuptojnë se projekti do të nisë brenda këtyre dy javëve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat