Policia e Kosovës sot ka marrë një urdhër nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë për arrestimin e Liderit të “Vetëvendosjes” Albin Kurtit. Zëdhënësi i policisë Arbër Beka citohet të ketë thënë se në urdhër thuhet se duhet të sigurohet prania e Kurtit nesër në seancën gjyqësore ndaj tij.