Edhe në Aeroportin e Prishtinës anulohen disa fluturime

Kosova

Edhe në Aeroportin e Prishtinës anulohen disa fluturime

Më: 17 prill 2010 Në ora: 10:04

Pluhuri vullkanik i cili tashmë ka përfshirë gjysmën e Evropës, ka ndikuar edhe në Kosovë që të anulohen disa fluturime në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Gjatë ditës së djeshme prej 16 fluturimeve komerciale të parapara, fluturimi i Londrës ishte i pari që u anulua, ashtu sikurse u anuluan edhe disa fluturake të KFOR-it.

Zyrtarë pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, kanë bërë të ditur se gjatë këtij vikendi pritet të anulohen shumë fluturime nga Kosova për në destinacionet e tjera evropiane.

Gjatë mëngjesit të sotëm janë anuluar disa fluturime nga Gjermania dhe disa vende të tjera të BE-së.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat