Guttenberg për reduktim të mandatit të Bundesverit në Kosovë

Kosova

Guttenberg për reduktim të mandatit të Bundesverit në Kosovë

Më: 2 maj 2010 Në ora: 09:31

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Karl-Theodor zu Guttenberg synon të ulë kufirin maksimal për mandatin e Bundesverit në Kosovë me 1000 ushtarë. "Në Kosovë ne vëmë në dispozicion, në bazë të mandatit deri në 3.500 ushtarë", tha Guttenberg për gazetën gjermane "Welt am Sonntag". Së shpejti ky kufi do të ulet me 1000 ushtarë", tha ministri gjerman. Në rast se situata në Ballkan do të vazhdojë të jetë e stabiliziuar do të kthehen në të ardhmen ushtarë të tjerë në shtëpi. Misioni në Kosovë, ka thënë ministri gjerman i Mbrojtjes tregon, se suksesi ka nevojë për një kohë të gjatë. Që nga viti 1999 në Kosovë kanë qenë me shërbim rreth 100.000 ushtarë të Bundesverit. Gjermania ofron kontigjentin më të madh të KFOR-it në Kosovë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat