Kosovë: Shënohet 9 Maji-Dita e Evropës

Kosova

Kosovë: Shënohet 9 Maji-Dita e Evropës

Më: 9 maj 2010 Në ora: 09:42

Me rastin e 9 Majit-Ditës së Evropës, Komuna e Prishtinës, më konkretisht Drejtoria për Kulturë, Sport dhe Rini, në bashkëpunim me Zyrën komunale për integrime do të organizojnë aktivitete të ndryshme.

Agjenda e aktiviteteve që do të mbahen sot më 9 Maj për të shënuar Ditën e Evropës.

09:00 – 10:00-PARAKALIMI I FËMIJËVE - me start nga Teatri Kombëtar i Kosovës, nëpër Bulevardin “Nëna Terezë" deri te Pallati i Rinisë.

Pjesëmarrës janë:

- Qendra Kulturore e Fëmijëve të Prishtinës;

-Xixëllonja;

- Balerinat;

- Asamblistët;

- Ambasadorët e vegjël;

- Sportistët e vegjël;

- Si dhe paraqitja skenike e të rinjve nga shkollat e mesme.

10:00 – 13:00-GJYSMË-MARATONA

12:00 – 12:30-MBJELLJA E FIDANEVE NË PARKUN E LAGJES “ULPIANËS” (te fontana),

13:00 – 16:00-KËNDI I PIKTURËS nga Qendrat Rinore (Bul.“Nëna Terezë”)

13:30 – 16:00-STREET BALL lojë miqësore mes nxënësve të shkollave të mesme të Prishtinës (Bul.“Nëna Terezë”).

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat