Hyseni: Beogradi duhet të zbulojë të gjitha varrezat masive në Serbi

Kosova

Hyseni: Beogradi duhet të zbulojë të gjitha varrezat masive në Serbi

Më: 11 maj 2010 Në ora: 14:19

Një varrezë masive me rreth 250 trupa të shqiptarëve është gjetur në Rashkë, vendbanim ky në jug të Serbisë. Informacioni është konfirmuar nga vetë Prokuroria e Serbisë për krime lufte.

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skender Hyseni tha sot se do t’i shfrytëzojë të gjitha kanalet diplomatike që t’i bëjë trysni Serbisë që t’i zbulojë vendndodhjet e varrezave masive dhe ta zbardhë njëherë e përgjithmonë fatin e të zhdukurve nga lufta e fundit në Kosovë.

“Është minimumi që Qeveria e Serbisë, qoftë edhe në kuadër të asaj që është përpjekje për normalizimin e marrëdhënieve tona. Është vështirë që të besohet se një veprim kriminal që është bërë nën sponzorimin e Qeverisë së Beogradit, gjatë luftës së fundit në Kosovë, e të mos dihet për vendëndodhjen e këtyre varrezave massive. Ne insistojmë që Beogradi të mos e përdor çështjen e të pagjeturve si një mjet lufte diplomatike kundër Kosovës. Por, kjo, të vëhet në rrafshin humanitarë dhe të shihet si çështje humanitare e Kosovës”, ka thënë Hyseni.

Ministri Hyseni tha se edhe nëse do të ketë bisedime teknike me Beogradin, çështja e të zhdukurve duhet të jetë një ndër temat e para që duhej të bisedohej në këto takime.

Ndryshe, pas zhvillimeve të fundit në rajonin e Rashkës dhe në Komunën e Medvegjës, delegacioni i Prishtinës për bisedime me delegacionin e Beogradit në kuadër të Grupit Punues për Persona të Pagjetur, sot në orën 14:00 do të mbajë konferencë për media.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat