Kryeministri serb mbron terrorin dhe gjenocidin serb në Kosovë!

Kosova

Kryeministri serb mbron terrorin dhe gjenocidin serb në Kosovë!

Nga: Nefail MALIQI Më: 11 maj 2010 Në ora: 18:24

BERN (Bota sot) - Presidentja e konfederatës zvicerane znj.Doris Lothard prit në Bern kryeministrin e Serbisë Marko Cvetkovic. Kjo është vizita e parë një funksionari të lartë serb në Zvicër që po bëhet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ku siç dihet, pas njohjes që iu bë shtetit të Kosovës nga ana e Qeverisë helvetike, Beogradi kishte tërhequr ambasadorin e vet nga Berna. Nga kjo vizitë e kreut të Qeverisë së Serbisë në Bernë, mund të thuhet se pas pavarësisë së Kosovës duket se marrëdhëniet mes Bernës dh Beogradit janë relaksuar tash kur Serbia ka nevojë për më shumë vende mike, për përkrahjen për të hyrë në familjen e madhe të BE-së. E pyetur nga “Bota sot” se a është biseduar në këtë takim edhe për Kosovën, presidentja Leothard tha se”.. me kryeministrin serb kemi evokuar edhe çështjen e Kosovës, por natyrisht se Berna dhe Beogradi kanë qëndrime të kundërta për pavarësinë e Kosovës. Qëndrimet tona dihen rreth pavarësisë¨së Kosovës dhe këtu nuk ka kthim prapa. Por, vendi ynë Zvicra është për marrëdhënie të mira qoftë me Kosovën apo me vendet tjera fqinje në rajon se vetëm kështu mund të dëshmohemi se jemi vend demokrati dhe vetëm me bashkëpunim të ndërsjellë dhe fqinjësi të mirë mund t’i pranojë këto vende në Bashkimi Evropian në gjirin e vet..."

I pyetur se a është i gatshëm Beogradi për dialog me Kosovën dhe në çfarë do të përqendrohet Beogradi në bisedimet eventuale, Cvetkoviq u përgjigj se Beogradi ka për shumëçka të bisedojë me Prishtinën..". Pyetjes sonë se si e komenton zbulimin e varrezës masive me 250 trupa të shqiptarëve në Serbi, Cvetkovic u përpoq të mbrojë gjenocidin dhe terrorin serb duke thënë se “se këto krime ishin individuale dhe nuk duhet lidhur me popullatën serbe".

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat