Gjykata: Imazhi i Shtëpisë së Lidhjes së Prizrenit nuk ndryshohet

Kosova

Gjykata: Imazhi i Shtëpisë së Lidhjes së Prizrenit nuk ndryshohet

Më: 9 qershor 2010 Në ora: 09:55

Pas reagimeve të shumta, me disa muaj vonesë Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka dhënë sqarime shtesë lidhur me vendimin e saj që Komuna e Prizrenit të ndryshojë emblemën, duke vendosur brenda saj, krahas "komuna" në shqip, edhe "opstina" dhe "belediye". Kryetari i Gjykatës, Enver Hasani thotë se imazhi i Shtëpisë së Lidhjes së Prizrenit nuk ka qenë objekt i diskutimit. Nëpërmjet një letre dërguar kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja, Hasani ka rikujtuar se afati i dhënë nga Gjykata për ndryshimin e statutit dhe emblemës skadon më 18 qershor 2010. "Prandaj, Gjykata Kushtetuese e fton komunën që ta informojë atë lidhur me hapat e ndërmarrë dhe përparimin e bërë për t'u pajtuar me Aktgjykimin e Gjykatës në mbështetje të obligimeve nen nenin 116.1 te Kushtetutës", thuhet në këtë letër. Gjykata Kushtetuese, më 18 mars të këtij viti, në rastin Xhemajl Kurtishi kundër Kuvendit Komunal të Prizrenit kishte vendosur se propozimi i Kurteshit për t'i pasur fjalët "komuna", "opstina" dhe "belediye" brenda rrethit të emblemës ishte i arsyeshëm. Por Gjykata dëshiron të sqarojë se kurrë nuk ka thënë që imazhi i Shtëpisë së Lidhjes së Prizrenit ishte objekt i diskutimit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat