Ministri Rexhepi dekoroi zëvendësshefin e Policisë së EULEX-it, Lambert Lukas

Kosova

Ministri Rexhepi dekoroi zëvendësshefin e Policisë së EULEX-it, Lambert Lukas

Më: 11 qershor 2010 Në ora: 18:20

Me rastin e përfundimit të misionit në Republikën e Kosovës, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi priti në takim lamtumirës zëvendësshefin e Policisë së EULEX-it, Lambert Lukas.

Me këtë rast, ministri Rexhepi në shenjë mirënjohjeje për punën dhe kontributin e dhënë në drejtim të forcimit të sundimit të ligjit ka ndarë Medaljen për Meritë.

Në ceremoninë e ndarjes së Medaljes për Meritë morën pjesë edhe shefi i EULEX-it, Yves de Kermabon, menaxhmenti i lartë i Policisë së Kosovës, si dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat