Kosova dhe Mali i Zi vendosin marrëdhënie diplomatike

Kosova

Kosova dhe Mali i Zi vendosin marrëdhënie diplomatike

Nga: Bota sot Më: 18 shkurt 2009 Në ora: 12:19

Qeveria e Malit të Zi e ka ngarkuar Ministrinë e Punëve të Jashtme që me Kosovën të vendosë marrëdhënie diplomatike, bënë ët ditur Podgorica. Vendimi i qeverisë është bërë i ditur në raportin e saj vjetor për realizimin e dokumentit IPAP, citojnë mediat malazeze. Dokumenti IPAP e obligon Malin e Zi për përmbushjen e një sërë kërkesash në mënyrë që të krijohen kushtet për anëtarësim në NATO, zotim ky i dhënë nga kjo qeveri në fillim të vitit. Po ashtu sipas raportit, bëhet e ditur se janë duke u zhvilluar bisedime të përfaqësuesve të Malit të Zi dhe të Kosovës për ndërtimin e një rruge të re dhe ndërtimin e dy pikave të përbashkëta kufitare.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat