'Lufthansa' interesohet për Kosovën

Kosova

'Lufthansa' interesohet për Kosovën

Më: 1 korrik 2010 Në ora: 18:54

Një delegacion i aviokompanisë më të madhe evropiane njëherit dhe njërit prej liderëve botërorë në këtë fushë, kompanisë gjermane "Lufthansa" është takuar të enjten me menaxhmentin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, për të parë mundësinë e fillimit të fluturimeve nga Gjermania për në Kosovë.

Bëhet fjalë për mundësinë e fillimit të fluturimeve nga disa qytete të Gjermanisë për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës nga fillimi i vitit të ardhshëm.

Delegacioni i "Lufthansa Group" udhëheqej nga Volker Muhle, menaxher i përgjithshëm për "Lufthansa German Airlines" dhe "Austrian Airlines" për Kosovë dhe Shqipëri, ku në ekipin e tij ishin edhe zyrtarë të lartë për zhvillimin e biznesit dhe të planifikimit të "Lufthansa group".

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat