Tony Blair të enjten arrin në Kosovë

Kosova

Tony Blair të enjten arrin në Kosovë

Më: 6 korrik 2010 Në ora: 20:08

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, më 8 dhe 9 korrik 2010, do të vijë në Kosovë, më ftesë të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Ish-kryeministri britanik në shtetin e ri, do të ketë një varg aktivitetesh, ku përveç takimeve me zyrtarët më të lartë shtetëror të Kosovës, ai po ashtu do të marrë çmimin “Doctor Honoris Causa” që i është ndarë kohë më parë nga Universiteti i Prishtinës. Ish-kryeministri britanik ka qenë një nga përkrahësit më të mëdhenj të shqiptarëve në luftën e fundit në Kosovë. Ai bashkë më ish-presidentin e SHBA-ve, Bill Clinton, ishin shtytësit kryesorë që NATO-ja t’i fillonte bombardimet mbi caqet ushtarake serbe.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat