Sejdiu: Kosova ka dhënë argumente të bazuara në GJND

Kosova

Sejdiu: Kosova ka dhënë argumente të bazuara në GJND

Më: 14 korrik 2010 Në ora: 15:04

Presidenti Fatmir Sejdiu ka shprehur bindjen se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) me opinionin e saj nuk do të dal kundër vullnetit të qytetarëve të Kosovës për liri dhe shtet të pavarur.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë pritet ta japë opinionin e saj rreth ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës në mes datave 22 e 27 korrikut.

Edhe pse nuk ka dashur të paragjykoj mendimin që do të jap GJND, presidenti Sejdiu ka thënë se Kosova është paraqitur e ka dhënë argumente të bazuara fuqishëm për funksionimin e shtetit të Kosovës.

"Rreth GJND-së unë s'duhet të paragjykoj asnjëherë se cili do të jetë formula në shprehjen e mendimit final. Por them se gjithmonë se argumentet e Kosovës janë të bazuara. Për ne është me rëndësi se Kosova është një realitet pozitiv, i ndërtuar me vullnetin e qytetarëve të saj dhe i dhënë në verdiktin e 17 shkurtit të 2008. Pra një realitet që nuk kthehet asnjëherë në vullnetin që dikush mund të ketë një vullnet të anti- natyrshëm për të cenuar lirinë e dikujt. Ne do zhvillohemi dhe do të jetë një ecje e suksesshme them shansë e barabartë për gjithë qytetarët e saj", ka thënë Sejdiu.

Ndërkaq, kreu i vendit ka komentuar edhe deklaratën e djeshme të shefit të Misionit EULEX, Iv de Kermabon, i cili bëri të ditur se gjykatësit dhe prokurorët vendorë nuk do të kthehen në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë më 15 korrik, sepse ende janë duke vazhduar diskutimet mes palëve përkatëse.

Sejdiu ka thënë se nuk do të ketë ndalje për vendosjen e institucioneve përkatëse dhe ligjshmërisë në gjithë Kosovës, sepse kjo në interesin e të gjithëve.

"Unë them se EULEX-i është i përkushtuar në këtë proces, por afatet kohore mund të jenë ndonjëherë pjesë e studimeve të momentit. Andaj unë duhet të besoj se nuk do të ketë ndalje. E rëndësishme është se kjo është një përputhje e përbashkët me gjithë qytetarët e vendit dhe unë sot kisha edhe disa mysafir në zyrën time që më shtruan këtë pyetje, apo këtë temë dhe them se është interes i gjithëve që të ketë sundim të ligjit", ka thënë Sejdiu.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat