GJND do të deklarojë opinionin mbi pavarësinë e Kosovës më 22 korrik

Kosova

GJND do të deklarojë opinionin mbi pavarësinë e Kosovës më 22 korrik

Më: 14 korrik 2010 Në ora: 16:34

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka konfirmuar edhe zyrtarisht se më 22 korrik, në orën 15:00, do të lexohet mendimi i kësaj gjykate mbi legalitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Një dëgjim publik do të zhvillohet të enjten, më 22 korrik, gjatë të cilit mendimin do ta lexoj presidenti i kësaj gjykate, Hisashi Owada. Dëgjimi do të bëhet në sallën e madhe në Pallatin e Drejtësisë në Hagë, ku pritet të jenë të pranishëm pjesëmarrësit e dëgjimit si dhe përfaqësuesit e korit diplomatikë.

Mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me legalitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës është kërkuar nga Serbia dhe në bazë të kësaj kërkese Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka kërkuar që GJND-ja të japë mendimin e saj. Shumë shtete kanë paraqitur argumentet e tyre me shkrim dhe disa edhe në dëgjimet gojore pro pavarësisë së Kosovës, por disa edhe kundër.

Në njoftimin nga GJND-ja thuhet se seanca e leximit të mendimit për Kosovën do të transmetohet direkt edhe në web faqen e Gjykatës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat