Fajon: Modalitete për përfshirjen e Kosovës në liberalizimin e vizave

Kosova

Fajon: Modalitete për përfshirjen e Kosovës në liberalizimin e vizave

Më: 15 korrik 2010 Në ora: 09:41

Raportuesja e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave Tanja Fajon thotë se "Kosova mbetet një shqetësim i madh për PE", pasi të përfundojë procesi i liberalizimit të vizave për të gjitha vendet fqinje.

Fajon theksoi se lypset një fokusim ndaj Kosovës për të gjetur modalitete të përfshirjes së saj në procesin e liberalizimit të vizave.

Ajo i ka bërë apel institucioneve të Parlamentit Evropian që "të përcaktojnë një ecuri të qartë për procesin e liberalizimit të vizave në Kosovë", theksoi Fajon në një intervistë për "Dojçe velen".

Fajon shpjegoi se liberalizimi i vizave "është një proces i gjatë, me shumë kërkesa". Prandaj, sipas saj, do të jetë shumë e vështirë që qytetarët e Kosovës të mos lëvizin pa viza në vendet e BE së.

Fajon edhe një herë përsëriti se "Kosova nuk duhet të mbetet një njollë e zezë në hartën e Ballkanit Perëndimor". Eurodeputetja sllovene siguron që ajo dhe kolegët e saj në Parlamentin Evropian do të bëjnë ç'është e mundur "për të shtyrë përpara këtë proces dhe gjetur zgjidhje për ta përfshirë Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave".

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat