Thaçi: Pas opinionit të GJND-së përmbyllet mbikëqyrja e pavarësisë

Kosova

Thaçi: Pas opinionit të GJND-së përmbyllet mbikëqyrja e pavarësisë

Më: 15 korrik 2010 Në ora: 12:51

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka shprehur bindjen e thellë se opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i cili pritet të prezantohet më 22 korrik, do të jetë në përputhshmëri të plotë me interesat dhe vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe institucioneve të saj.

Këto komente, kryeministri Thaçi i bëri në seancën e Kuvendit të Kosovës me ç'rast ka thënë se pas vendimit të GJND-së do të ketë një fazë të re për Kosovën, do të ketë konsolidim të shtetit dhe institucioneve dhe do të hapet një fazë e re integrimit të vendit në strukturat euroatlantike.

Kreu i ekzekutivit të vendit ka thënë se për Kosovën do të ketë vetëm ecje përpara dhe pas këtij vendimi do të ketë njohje të reja.

"Qeveria e Kosovës beson se ky vendim do të jetë në përputhshmëri me interesat e qytetarëve të Kosovës dhe vullnetin e saj, me vendimin e institucioneve për të shpallur Kosovën shtet, për të jetuar si shtet i pavarur me perspektivë për integrim në NATO dhe Bashkimin Evropian. Qeveria e Kosovës beson se çdo veprim dhe vendim i institucioneve të Kosovës ka qenë dhe është plotësisht i drejtë dhe në përputhje me vullnetin e qytetarëve të vendit. Gjithashtu Qeveria e Kosovës siç e dinë të gjithë miqtë dhe partnerët tanë, vendimin për shpalljen e Kosovës shtet e ka bërë në koordinim të plotë pas negociatave disavjeçare, me ndërmjetësimin e miqve ndërkombëtarë", ka thënë Thaçi.

Pas këtij vendimi të GJND-së, Thaçi ka thënë se do të hapet fazë e re edhe për relacionet ndërfqinjësore, në kuadër të së cilave edhe për zgjidhjen e çështjeve teknike me Serbinë.

Sipas tij, Kosova ka implementuar 85 për qind të dokumenteve të planit të Ahtisarit që do të thotë se vendi tani është në fazën përmbyllëse të pavarësisë së mbikëqyrur.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat