Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi i ka dërguar një telegram ngushëllimi Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli. "Me hidhërim të thellë mësuam lajmin për aksidentin në komunikacion që ka ndodhur dje aksin rrugor Rrëshen-Fushë Arrëz, ku humbën jetën disa qytetarë dhe u lënduan disa të tjerë.
Duke marrë pjesë në këtë dhembje, ju lutëm shkëlqesi, të pranoni ngushëllimet tona të sinqerta për ju, për familjet që humbën familjarët dhe më të dashurit e tyre dhe për popullin e Republikës së Shqipërisë ndërsa të lënduarve ju urojmë shërim sa më të shpejt.
Republika e Kosovës, solidarizohet fuqishëm dhe bashkëndien dhembjen e Republikës së Shqipërisë për ngjarjen e hidhur që ndodhi dje në aksin rrugor Rrëshen-Fushë Arrëz", thuhet në telegramin e kryekuvendarit të Kosovës, Jakup Krasniqi.