Mitrovicë: Vlerësohet bashkëpunimi i komunës me FSK-në

Kosova

Mitrovicë: Vlerësohet bashkëpunimi i komunës me FSK-në

Më: 3 gusht 2010 Në ora: 13:48

Kryetari Kastrati i falënderoi mysafirët për interesimin dhe për angazhimin e tyre në drejtim të thellimit të bashkëpunimit në të mirë të të dy institucioneve dhe në këtë kontekst edhe të të gjithë qytetarëve. Ai shprehu zotimin se komuna do të vazhdoj të jetë e angazhuar karshi përgjegjësive të veta në raport me nevojat e FSK-në në Mitrovicë.

Ai u ndal tek hapësira ku është e vendosur Brigada për Reagim të Shpejtë e FSK-së në Mitrovicë, ku sipas tij, është një vend i mirë dhe që ofron kushte shumë të mira për ushtarët e FSK-së. Kryetari Kastrati, uroj që

FSK-ja sa më parë të arrij kapacitetet e plota dhe të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Në këtë drejtim edhe zëvendësministri Brajshori dhe zëvendëskomandanti gjen. Rama, kanë vlerësuar qasjen konstruktive të kryetarit Kastrati dhe të pushtetit lokal në raport me FSK-në. Brajshori tha se janë duke punuar shumë që të arrihen sa më parë kapacitetet e plota të FSK-së. Ai theksoi se ecuria është shumë e mirë dhe në këtë kontekst përmendi edhe përmirësimin e strukturës etnike të FSK-së.

Ndërsa gjen. Rama, tha se në kazermën ku është e vendosur FSK-ja në Mitrovicë janë duke u realizuar disa projekte që kanë të bëjnë me krijimin e një ambienti të përshtatshëm për punë. Ai paralajmëroi se deri në fund të vitit të ardhshëm aty do të kryhen edhe shumë projekte të tjera dhe ai vend do të përmbush standardet më të larta për punën e FSK-së.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat