Thaçi, uron me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit

Kosova

Thaçi, uron me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit

Më: 10 gusht 2010 Në ora: 14:45

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, uron kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërrnava dhe besimtarët e Kosovës, me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit.

Në telegramin e urimit thuhet:"Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, ju dhe gjithë besimtarëve të besimit islam, iu shpreh urimet më të mira.

Muaji i Ramazanit është muaj i rëndësishëm për besimtarët islam, ku pasqyrohet në mënyrë të denjë bindja fetare dhe sprova e njeriut për t'iu përkushtuar lartësimit shpirtëror.

Ky muaj i shenjtë shprehet me sakrificën dhe solidaritetin e gjithë qytetarëve të Republikës sonë.

Uroj që në këtë muaj të shenjtë në të gjitha familjet tona të ketë edhe më shumë lumturi, paqe, harmoni dhe agjërim të lehtë.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, edhe njëherë ju shpreh përgëzimet më të sinqerta", përfundon telegrami i urimit i kryeministrit Hashim Thaçi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat