Sejdiu: Shpresojmë që rezoluta të jetë hapi i fundit i Serbisë kundër pavarësisë

Kosova

Sejdiu: Shpresojmë që rezoluta të jetë hapi i fundit i Serbisë kundër pavarësisë

Më: 10 shtator 2010 Në ora: 21:55

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi mbrëmë një rezolutë që bën thirrje për dialog mes Kosovës dhe Serbisë. Rezoluta hap rrugën për bisedime mes dy vendeve, të ndërmjetësuara nga BE-ja, të parat që pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Serbia kishte hartuar më parë një rezolutë më të ashpër për të sfiduar pavarësinë e Kosovës. Por pas një marrëveshje të momentit të fundit, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, Beogradi e tërhoqi rezolutën në minutën e fundit dhe e zëvendësoi atë me një tekst kompromisi që bën thirrje për dialog, duke patur si synim anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç, theksoi përsëri se vendi i tij nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovë. Takimi i djeshëm nuk kaloi pa momente dramatike. Ai filloi dy orë e gjysmë me vonesë pasi Serbia kundërshtoi praninë e Presidentit, të Kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Kosovës në Sallën e Asamblesë së Përgjithshme. Më në fund, ata u lejuan të qendronin si të ftuar të delegacioneve të Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Shteteve të Bashkuara. Për të diskutuar dinamikën e këtyre zhvillimeve, ne emisionin televiziv Ditari kishim të ftuar drejtpërdrejt nga studioja jonë në Nju Jork, presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat