AAK: Agjenda e bisedimeve me Serbinë të kalojë në Kuvend

Kosova

AAK: Agjenda e bisedimeve me Serbinë të kalojë në Kuvend

Më: 18 shtator 2010 Në ora: 17:43

Drejtuesit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), të shtunën kanë ripërsëritur qëndrimin e tyre se agjenda e bisedimeve me Serbinë duhet të kalojë në Kuvendin e Kosovës.

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani ka thënë se AAK në vazhdimësi ka shprehur shqetësimin për bisedimet me Serbinë, duke shtuar se me herët nga liderët institucional është thënë që nuk dot ë ketë bisedime as teknike e as politike dhe tash po del që do të ketë.

Sipas tij edhe nëse ka bisedime atëherë agjenda e bisedimeve duhet të kalojë nëpër Kuvendin e Kosovës, sepse aty janë përfaqësuesit e popullit.

“Normalisht vazhdojmë të shprehim shqetësimin tonë, se Kosova nuk është përgatit në asnjë pikë dhe normalisht se kemi kërkuar edhe tryezën nacionale të Kosovës, dhe tash kërkojmë që agjenda për bisedime të kalojë vetëm përmes Kuvendit të Kosovës. Nuk mund të shkohet në bisedime për ?ështje që kanë të bëjnë me statusin, me jetën e qytetarëve të Kosovë, pa kaluar nëpërmes përfaqësuesve të popullit të zgjedhur në zgjedhjet e fundit”, ka thënë Ramadani.

Ndërkaq ditë më parë kryeministri i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se të gjitha zhvillimet do të jenë transparente si për Kuvendin e Kosovës, ashtu edhe për qytetarët ne vend.

Pritet që në ditët në vazhdim të prezantohet edhe agjenda e këtyre bisedimeve nga përfaqësuesja e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, baronesha Ketrin Eshton.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat