Krasniqi e Thaçi biseduan për koordinimin e punës së institucioneve

Kosova

Krasniqi e Thaçi biseduan për koordinimin e punës së institucioneve

Më: 4 tetor 2010 Në ora: 16:00

Sipas një njoftimi të presidencës krerët e shtetit biseduan për funksionalizimin sa më të mirë të institucioneve të Republikës së Kosovës, për proceset e ardhshme politike dhe koordinimin institucional ndërmjet presidencës, Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës.

Krasniqi ndërkaq ka bërë të ditur se të gjitha subjektet politike në vend kanë rënë dakord që të mos mbahen zgjedhjet këtë vit, por brenda një afati optimal të paraparë edhe me Kushtetutë.

Sipas tij, pas përfundimit të tërësishëm të konsultimeve me partitë do të mësohet edhe data e saktë e mbajtjes së zgjedhjeve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat